Shqipëri: Policia evidenton 19 raste të abuzimit seksual brenda këtij viti

Shqipëri: Policia evidenton 19 raste të abuzimit seksual brenda këtij viti

Written by

in

Shqipëri: Policia evidenton 19 raste të abuzimit seksual brenda këtij viti

Rasti i fundit i 13-vjeçares në Shkodër, e cila dyshohet se është abuzuar seksualisht, shënon rastin e 19-të të evidentuar gjatë këtij viti.

Sipas të dhënave policore të shtetit shqiptar, gjatë kësaj periudhe janë identifikuar 20 autorë të dyshuar të këtyre veprave penale. Prej tyre, 15 janë gjetur dhe arrestuar nga policia, dy po ndiqen në gjendje të lirë, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Hetimet për zbardhjen e rasteve të tilla synojnë edhe identifikimin e mënyrave se si të miturit përfshihen në këto situata, nëse u janë premtuar përfitime financiare, si dhe rrethanat e kontaktit të tyre me personat e dyshuar, raporton Top Channel, transmeton Klan Kosova.

13-vjeçarja nga Shkodra u lokalizua nga policia përmes bashkëpunimit të disa drejtorive vendore dhe me ndihmën e strukturave të Ambasadës Amerikane.

Ajo u gjet në Tiranë, pasi kishte kaluar nëpër disa qytete, ku dyshohet se ishte abuzuar nga persona të ndryshëm.

Në kuadër të këtij hetimi janë ndaluar 46-vjeçari Adrian Qerimi dhe 49-vjeçari Elton Vrenozi, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë rast./Klankosova.tv