Senatorja australiane Fatima Payman ka tërhequr vëmendjen pasi është shfaqur në sallën e Senatit me vajzën e saj të porsalindur.
Ajo u bë senatorja e parë që përfaqëson Australinë Perëndimore dhe që ka lindur fëmijë gjatë mandatit të saj parlamentar në vitin 2026.
Pamjet e saj me foshnjën në krahë gjatë punimeve parlamentare kanë bërë jehonë të gjerë.
Prania e foshnjës në Senat është parë si një moment i veçantë, që nxjerr në pah sfidat e kombinimit të jetës familjare me angazhimet politike.
Payman ka sjellë kështu një pamje të pazakontë në institucionin më të lartë ligjvënës të Australisë. /Telegrafi/