
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për veturat luksoze me të cilat ai udhëton, duke pretenduar se vlera e tyre kalon gjysmë milioni euro.
Duke folur në emisionin “Frontal” në T7, Rrahmani ka thënë se pas gjashtë vitesh në pushtet, Kurti ka harruar mënyrën se si jetojnë qytetarët e Kosovës.
“Janë bërë gjashtë vite në pushtet. Albin Kurti vlerën e xhipave me të cilët vozitet e ka mbi 500 mijë euro. Po mendojnë që krejt populli është duke jetuar në mënyrën imagjinare të Albin Kurtit. Kanë harruar se si jetojnë qytetarët”, ka deklaruar Rrahmani në T7.
Burimi: Insajderi