
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dërguar një letër urimi presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me rastin e marrjes së detyrës së saj.
Në letrën e tij, Erdogan ka përcjellë urimet më të sinqerta në emër të popullit turk dhe në emrin e tij personal, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve dhe partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Presidenti turk ka shprehur besimin se bashkëpunimi shumëdimensional ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet dhe të forcohet gjatë mandatit të presidentes Shiroka Pula.
Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e këtij bashkëpunimi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, duke shprehur bindjen se kontributi i përbashkët i dy shteteve do të rritet edhe më tej.
Në përfundim të letrës, Erdogan i ka uruar presidentes Shiroka Pula shëndet dhe suksese, ndërsa qytetarëve të Kosovës paqe dhe prosperitet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Erdogan uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën – Jep mesazh për bashkëpunimin mes dy shteteve appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali