Ejupi: Në pesë vitet e fundit prodhimi i energjisë nga KEK-u ka shkuar duke rënë (VIDEO)

Ejupi: Në pesë vitet e fundit prodhimi i energjisë nga KEK-u ka shkuar duke rënë (VIDEO)

Written by

in

Ejupi: Në pesë vitet e fundit prodhimi i energjisë nga KEK-u ka shkuar duke rënë (VIDEO)

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore INDEP, Burim Ejupi, ka kritikuar mungesën e investimeve në kapacitete të reja të energjisë në Kosovë.

Ai ka thënë se gjatë pesë vjetëve të fundit nuk është finalizuar asnjë projekt i madh në këtë sektor.

I ftuar në Rubikon të Klan Kosovës, Ejupi ka krahasuar kapacitetet solare të Kosovës me ato të vendeve të rajonit.

“Në 2026, momentalisht ne Kosovë janë dikun 50 megavatë, në Shqipëri janë 680, dmth s’po e marrim Maqedoninë e Veriut që gjithashtu u trefishu e katërfishu. Mali i Zi dje veçse nënshkruajti një marrëveshje të re me IBRD-në”, thotë ai.

Ejupi ka përmendur se përveç projektit të Zatriqit dhe rreth 50 megavatëve të instaluar nga bizneset dhe ekonomitë familjare pas liberalizimit të tregut, në pesë vjetët e fundit nuk është përfunduar ndonjë projekt i madh energjetik.

Ai ka folur edhe për kapacitetet e Kosovës B, duke thënë se bëhet fjalë për keqmenaxhim të kapaciteteve ekzistuese dhe se sipas tij, pavarësisht shtimit të 149 megavatëve, Kosova vazhdon të mbetet prapa vendeve të rajonit në zhvillimin e energjisë solare.