AC Milani e do yllin spanjoll, Barcelona vendos çmimin e frikshëm

AC Milani e do yllin spanjoll, Barcelona vendos çmimin e frikshëm

Written by

in

Milani ka hasur në një pengesë të madhe në tentimin për të transferuar mbrojtësin e Barcelonës, Alejandro Balde, pasi klubi katalunas raportohet se kërkon 50 milionë euro për kartonin e tij.

Sipas mediumit italian Tuttosport, drejtuesit e Milanit po shqyrtojnë mundësitë për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes, pasi paraqitjet e Bartesaghi dhe Pervis Estupinan nuk kanë arritur ta bindin plotësisht stafin e klubit.

Në mesin e lojtarëve që po monitorohen është edhe Balde, por çmimi i vendosur nga Barcelona e vështirëson realizimin e një transferimi të mundshëm gjatë afatit kalimtar të janarit.

Megjithatë, largimi i mbrojtësit spanjoll nuk duket të jetë në planet e klubit katalunas. Presidenti Joan Laporta ka lënë të kuptohet se Barcelona dëshiron ta mbajë futbollistin e lindur në vitin 2003 dhe ta ndihmojë atë të rikthehet në formën më të mirë.

“Duhet ta rikthejmë atë këtë vit. Ai duhet ta rigjejë entuziazmin e tij”, deklaroi Laporta për TUDN në New York, gjatë aktivitetit “III Memorial Johan Cruyff”.

Këto komente përforcojnë qëndrimin e Barcelonës për të mos e lejuar largimin e Baldes në janar, por për t’i dhënë mundësinë të rikthejë nivelin e tij më të mirë.

Ndërkohë, Milani po shqyrton edhe pozita të tjera për përforcime në mbrojtje. Megjithatë, Ruben Amorim së fundmi ka zbehur interesimin për Gonçalo Inacion, duke bërë të ditur se aktualisht nuk e sheh të nevojshme ndërhyrjen në qendër të mbrojtjes./Telegrafi/