Në këtë aktivitet do të diskutohen çështje që lidhen me identitetin kombëtar, gjuhën, kulturën dhe ndikimin e globalizimit në shoqërinë bashkëkohore.
I ftuar në këtë bashkëbisedim do të jetë historiani i ri Albin Llalloshi, i cili do të sjellë perspektivën historike mbi këto tema.
Sipas njoftimit të Komunës së Podujevës, aktiviteti synon të krijojë hapësirë për të rinjtë që të shprehin mendimet dhe qëndrimet e tyre për ruajtjen e identitetit kombëtar në një botë gjithnjë e më të globalizuar.
Diskutimi do të mbahet më 27 nëntor, duke filluar nga ora 12:00, në Teatrin e Qytetit. Në aktivitet janë të ftuar nxënësit, studentët dhe të gjithë të rinjtë e interesuar.
Burimi: RTKLive
