Kthehet Lautaro, Interi fiton pa problem

Kthehet Lautaro, Interi fiton pa problem

Written by

in

Kthehet Lautaro, Interi fiton pa problem

Interi ka marrë një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Stuttgartin me rezultat 2-0 në “San Siro”, në kuadër të xhiros së pestë.

Skuadra e Cristian Chivut e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 57-të, kur Petar Suçiç u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Fitoren e zikaltërve e vulosi kapiteni Lautaro Martinez, i cili në minutën e 74-të realizoi golin e dytë, pas rikthimit të tij nga lëndimi.

Me këtë triumf, Interi regjistron fitoren e tretë në pesë ndeshje dhe shkon në kuotën e nëntë pikëve, duke u afruar me zonën e tetë vendeve të para që sigurojnë kualifikimin direkt në 1/8 e finales. Stuttgart mbetet me shtatë pikë.

Interi vazhdon kështu të forcojë pozitat në garën evropiane, ndërsa rikthimi me gol i Lautaro Martinezit është një lajm i mirë për trajnerin Cristian Chivu.