Shqipëria dhe Kosova kryesojnë Ballkanin me jetëgjatësi

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë Ballkanin me jetëgjatësi

Written by

in

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë Ballkanin me jetëgjatësi

Shqipëria kryeson në Ballkanin Perëndimor për nga jetëgjatësia, me një mesatare prej 80.1 vjetësh, sipas statistikave të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkaq, sa i përket renditjes globale, Shqipëria pozicionohet në vendin e 61-të, mes 237 vendeve të tjera.

Kosova renditet e dyta pas Shqipërisë, me një jetëgjatësi mesatare prej 78.6 vjetësh.

Të dhënat aktuale, krahasuar me ato të vitit 1950, tregojnë se Shqipëria ka shënuar një rritje të dukshme të jetëgjatësisë, prej 35 vjetësh. Ndërkaq, sociologët kanë ngritur edhe çështjen e lidhjes mes zhvillimit intelektual dhe jetëgjatësisë, raporton Top Channel, transmeton Klan Kosova.

“Është e vërtetuar shkencërisht që intelektualët, profesorët dhe nobelistët kanë jetëgjatësi më të lartë se populli në përgjithësi. Unë kam bërë një studim me akademikët burra dhe më ka rezultuar se mesatarisht jetojnë shtatë vjet më shumë se burrat e tjerë, për shkak të zhvillimit të trurit”, është shprehur sociologu Zyhdi Dervishi.

Monako është renditur si vendi me jetëgjatësinë më të lartë në botë, me një mesatare prej 86.7 vjetësh. /Klankosova.tv