
Diskutimi në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut, që kaloi në përplasje fizike në mes asamblistit të PDK-së, Artan Berisha, dhe drejtorit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gazmend Asllani, ka nxitur reagime të shumta.
Për atë që ndodhi ka folur në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova vetë Berisha, i cili situatën e krijuar e konsideron të pakëndshme dhe fjalorin e Asllanit të patolerueshëm.
“Unë dola jashtë me u fresku, jo për m’u konfrontu me të, por ai zotnia e ka marrë në atë aspekt”, tha Berisha.
Ai po ashtu ka theksuar se, në aspektin e përgjithshëm, ata janë viktima dhe janë po ata që kërcënohen dhe shantazhohen.
“Nuk mundet me na mbajt moral, as mu as atyre që janë në asamble komunale, një njeri që ka ardhë, ka nejt ma shumë në zyrë të (ish)nënkryetarit, zotërisë Arian Tahiri, sesa nashta në vendin ku e ka ai”.
Ndërsa, për kryetarin e Komunës, Faton Pecin ka thënë se, po të donte t’i qetësonte gjakrat, do të duhej të dilte me një komunikatë për të sqaruar situatën.
“Zotëri Peci, nëse do të kishte qenë i interesum për me qetësu situatën, do të kishte dalë menjëherë me një komunikatë dhe do të kishte ulë gjakrat, e jo me dalë me thanë na sulmun”, deklaroi Berisha.
Për më shumë: