Kuvendi mblidhet sot në dy seanca, deputetët i presin dy rezoluta

Kuvendi mblidhet sot në dy seanca, deputetët i presin dy rezoluta

Written by

in

Kuvendi mblidhet sot në dy seanca, deputetët i presin dy rezoluta

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot dy seanca, ku deputetët do të shqyrtojnë dhe votojnë një sërë pikash të rendit të ditës.

Seanca e parë do të nisë në orën 10:00 dhe do të jetë vazhdim i seancës së kaluar.

Ndër pikat që pritet të shqyrtohen është edhe votimi i Propozim-Rezolutës nga interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila kishte mbetur për katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.

Po ashtu, deputetët do të votojnë edhe Propozim-Rezolutën nga mocioni përmbajtjesor lidhur me gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, seanca e dytë plenare është caktuar të nisë në orën 13:00, me pika të tjera të rendit të ditës.

Në mesin e tyre është edhe miratimi i buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.