Një person humb jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Gjakovës

Një person humb jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Gjakovës

Written by

in

Një person humb jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Gjakovës

Një person ka humbur jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Gjakovës, pasi paraprakisht ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Rahovec.

Rasti ka ndodhur më 25 nëntor, rreth orës 02:55, në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec.

Sipas raportit policor, personi ishte dërguar për trajtim mjekësor nga familjarët, ndërsa me rekomandim të mjekëve ishte nisur për në Spitalin e Gjakovës.

Megjithatë, ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në spital.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.