Të enjten ndërpritet furnizimi me ujë në Obiliq dhe Milloshevë

Të enjten ndërpritet furnizimi me ujë në Obiliq dhe Milloshevë

Written by

in

Të enjten ndërpritet furnizimi me ujë në Obiliq dhe Milloshevë

Banorët e Obiliqit dhe të fshatit Milloshevë do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të enjten, më 15 tetor, për shkak të punimeve të planifikuara në rezervuarin e qytetit.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina” – Njësia Operative e Ujësjellësit në Obiliq, ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjasë nga ora 09:00 deri në orën 18:00, transmeton Klankosova.tv.

Ekipet përgjegjëse do të angazhohen për përfundimin e punimeve brenda afatit të paraparë, me qëllim të rikthimit të furnizimit me ujë sa më shpejt që të jetë e mundur.

KRU “Prishtina” u bën thirrje konsumatorëve që, pas rikthimit të furnizimit, t’i lënë rubinetat hapur për disa minuta, pasi uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt.

Konsumatorëve u kërkohet të marrin masat e nevojshme për sigurimin e ujit të pijshëm gjatë kohës sa do të zgjasë ndërprerja.