Jastëkët fshehin më shumë baktere sesa mendoni, ja kur duhet t’i ndërroni

Jastëkët fshehin më shumë baktere sesa mendoni, ja kur duhet t’i ndërroni

Written by

in

Jastëkët duhet të lahen çdo tre deri në gjashtë muaj, ndërsa ekspertët rekomandojnë që të ndërrohen çdo një deri në dy vjet.

Edhe pse shumica e njerëzve kujdesen rregullisht për larjen e këllëfëve, vetë jastëkët shpesh mbeten të papastruar për vite me radhë.

Gjatë përdorimit të përditshëm, ata grumbullojnë djersë, pështymë, yndyrë, qeliza të vdekura të lëkurës, marimanga pluhuri dhe baktere, të cilat mund të shkaktojnë alergji, irritime të lëkurës dhe probleme me frymëmarrjen.

Foto ilustruese

Ekspertët këshillojnë që jastëkët sintetikë dhe ata me pupla të lahen në lavatriçe, duke respektuar udhëzimet në etiketë, teksa modelet me shkumë memorie dhe lateks duhet të pastrohen vetëm në sipërfaqe.

Gjithashtu, është e rëndësishme që jastëkët të thahen plotësisht për të parandaluar krijimin e mykut.

Këllëfët mbrojtës, ndërkaq, rekomandohet të lahen çdo një deri në dy javë.

Shenjat që tregojnë se ka ardhur koha për ta ndërruar jastëkun janë humbja e formës, krijimi i gungave, zverdhja dhe shfaqja e dhimbjeve në qafë ose shpatulla pas zgjimit.

Nëse në jastëk shfaqet myk, duhet të hidhet menjëherë.

Përveçse ndikojnë në higjienën e gjumit, jastëkët e vjetër mund të humbasin aftësinë për të mbështetur siç duhet kokën dhe qafën, duke ndikuar edhe në cilësinë e pushimit. /Telegrafi/