Aksident mes një veture dhe një kamioni që bartte beton në “Arbën Xhaferi”, katër të lënduar

Aksident mes një veture dhe një kamioni që bartte beton në “Arbën Xhaferi”, katër të lënduar

Written by

in

Aksident mes një veture dhe një kamioni që bartte beton në “Arbën Xhaferi”, katër të lënduar

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në autostradën “Arbën Xhaferi”, në segmentin Babush – Lipjan.

Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion që bartte beton.

“Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësiti policor është marrë me procedurat në vendin e ngjarjes”, deklaroi Krasniqi.

Burimi: Insajderi