Zjarr në “Kosova B”, furnizimi me rrymë vazhdon pa ndërprerje

Zjarr në “Kosova B”, furnizimi me rrymë vazhdon pa ndërprerje

Written by

in

Sipas KOSTT-it, pavarësisht avarisë në autotransformator, sistemi elektroenergjetik i Kosovës ka vazhduar të funksionojë normalisht.

Pas raportimit të rastit, ekipet e KOSTT-it kanë njoftuar shërbimet emergjente, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes për intervenim.

Ndërkohë, ekipet teknike janë duke vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe duke shqyrtuar rrethanat që çuan deri te shpërthimi i zjarrit.

Deri më tani, KOSTT nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me shkakun e incidentit apo vlerën e dëmeve të shkaktuara.

Burimi: RTKLive