
Banorët e lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë deri në orën 14:00.
Lajmi është bërë i ditur nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një njoftimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Sipas kompanisë, ndërprerja ka ardhur si pasojë e një rrjedhjeje të madhe të ujit, e shkaktuar gjatë punimeve në kuadër të projektit DMA ZONA nga Operatori Ekonomik.