Brad Pitt dhe Angelina Jolie i japin fund betejës ligjore për pronën prej 164 milionë dollarësh

Brad Pitt dhe Angelina Jolie i japin fund betejës ligjore për pronën prej 164 milionë dollarësh

Written by

in

Brad Pitt dhe Angelina Jolie i japin fund betejës ligjore për pronën prej 164 milionë dollarësh

Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë arritur më në fund një marrëveshje për t’i dhënë fund betejës së gjatë ligjore për kantinën e verës në Francë, pronë që vlerësohet në 164 milionë dollarë. Pas zgjidhjes së konfliktit, ish-çifti ka publikuar një deklaratë të rrallë të përbashkët, duke thënë se dëshirojnë të ecin përpara në interes të familjes së tyre, transmeton klankosova.tv.

Konflikti mes dy aktorëve të njohur kishte në qendër pronën Chateau Miraval, një kantinë vere në Francë, të cilën e kishin blerë së bashku në vitin 2011. Përplasja ligjore nisi pasi Pitt paditi ish-bashkëshorten në vitin 2022, për shkak të shitjes së pjesës së saj të pronës.

Përfaqësuesit e të dy aktorëve i kanë thënë gazetës Daily Mail se të mërkurën ata kanë tërhequr pretendimet ligjore ndaj njëri-tjetrit. Kështu, është shmangur një gjykim me vëmendje të madhe mediatike, i cili ishte planifikuar të mbahej në Los Angeles në fillim të vitit të ardhshëm.

Detajet financiare dhe kushtet e marrëveshjes nuk janë bërë publike. Megjithatë, ish-çifti ka lëshuar një deklaratë të përbashkët, duke theksuar se vendimi është marrë në interes të familjes.