Bayern Munich pësoi një humbje katastrofike 2-1 ndaj Lille në Ligën e Kampionëve mbrëmë (e martë), ndërsa kriza e tyre e lëndimeve u bë përsëri në qendër të vëmendjes.
Drejtori sportiv, Max Eberl, ofroi mendimet e tij mbi problemet e Bayernit, duke deklaruar se ata do ta vlerësojnë situatën me kujdes përpara se të marrin një vendim për nënshkrimet në janar.
“Para së gjithash, ajo që është vendimtare është se si do të duket skuadra në janar”, deklaroi fillimisht drejtori sportiv i Bavarezëve.
“Nuk do të marrim vendime të nxituara. E dimë cilësinë që kemi në këtë ekip. Lojtarët e treguan këtë në pjesën e parë dhe dua ta theksoj përsëri: ekipi tregoi cilësinë e tij në pjesën e parë. Nuk arritëm ta bënim të njëjtën gjë në pjesën e dytë. Disa lojtarë do të kthehen dhe pastaj mund t’i vlerësojmë gjërat me qetësi”.
“Mendoj se kjo është paksa e thjeshtëzuar,” u përgjigj Eberl kur u pyet nëse Bayern dëshiron ta shmangë plotësisht afatin kalimtar të janarit.
“Ne nënshkruam me Jonas Urbig edhe në dimër, dhe nuk mendoj se ishte një transferim i keq në janar. Padyshim që ka mundësi. Por çdo transferim i mundshëm do të duhej të ishte një zgjedhje perfekte. Nëse e konsiderojmë të bëjmë një lëvizje, do ta vlerësojmë situatën me qetësi”, përfundoi Eberl. /Telegrafi/