Lapidari i Jakup Krasniqit merr jetë në Negroc, Altin Krasniqi: Drejtësia do të triumfojë (VIDEO)

Lapidari i Jakup Krasniqit merr jetë në Negroc, Altin Krasniqi: Drejtësia do të triumfojë (VIDEO)

Written by

in

Lapidari i Jakup Krasniqit merr jetë në Negroc, Altin Krasniqi: Drejtësia do të triumfojë (VIDEO)

Në fshatin Negroc të Drenasit, sot është bërë përurimi i lapidarit kushtuar Jakup Krasniqit, si dhe i simbolit me tri shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Një fjalim mbajti djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, i cili falënderoi të gjithë ata që kontribuan dhe që vazhdojnë të tregojnë mbështetje e respekt për familjen e tij.

Në fjalën e tij, Krasniqi shprehu mirënjohjen e familjes për përkrahjen e vazhdueshme ndaj babait të tij, duke theksuar se ky vlerësim ka domethënie të veçantë për ta, sidomos në kohë të vështira.

“ Në emër të familjes sonë, ju shprehim mirënjohje të thellë për mbështetjen, respektin dhe vlerësimin që ia keni dëshmuar vazhdimisht familjarit, kushëririt dhe mikut tuaj, Jakup Krasniqit. Për ne, kjo mbështetje ka një domethënie të veçantë. Ajo na jep forcë dhe na dëshmon se respekti, solidariteti dhe mirënjohja e njerëzve mbeten të palëkundura edhe në kohët më të vështira”, tha ai.

Në fund të fjalimit, Altin Krasniqi shprehu shpresën se drejtësia do të triumfojë dhe se të gjithë çlirimtarët do të kthehen sa më parë në atdhe, pranë familjeve dhe njerëzve të tyre.

“Shpresoj dhe besoj se drejtësia do të triumfojë dhe të gjithë çlirimtarët do të kthehen sa më parë në atdheun e tyre, pranë familjes dhe njerëzve të tyre. Faleminderit nga zemra të gjithëve”, përfundoi ai.