Arsenali përgatit një shkëmbim të bujshëm me Interin, Arteta rrezikon të humbasë yllin e skuadrës

Arsenali përgatit një shkëmbim të bujshëm me Interin, Arteta rrezikon të humbasë yllin e skuadrës

Written by

in

Mbrojtësi i Arsenalit, Cristhian Mosquera, mund të largohet nga klubi që në afatin kalimtar të janarit, si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi, në një zhvillim që do të ishte i paimagjinueshëm vetëm gjashtë muaj më parë.

Reprezentuesi kolumbian iu bashkua Arsenalit nga Valencia në afatin kalimtar të verës së vitit 2025, për një shumë prej vetëm 15 milionë eurosh.

Ai shumë shpejt dëshmoi se ishte një transferim shumë i qëlluar, duke zhvilluar paraqitje mbresëlënëse sa herë që zëvendësonte Gabrielin apo William Saliban në qendër të mbrojtjes.

Mosquera madje mori edhe ftesën e parë nga Kombëtarja A e Spanjës në muajin mars, por ky sezon ka qenë dukshëm më i vështirë për 22-vjeçarin.

Sipas L’Interista, përmes Sport Witness, Arsenali ka kontaktuar Interin për të diskutuar mundësinë e transferimit të mesfushorit Aleksandar Stankovic.

Ky i fundit ishte rritur në akademinë e Interit, përpara se klubi italian ta shiste te Club Brugge. Megjithatë, gjiganti italian aktivizoi klauzolën e riblerjes gjatë verës dhe e riktheu atë në San Siro.

Pavarësisht rikthimit, Stankovic ka pasur pak hapësira këtë sezon, duke regjistruar vetëm tetë paraqitje në të gjitha garat, prej të cilave vetëm një si titullar.

Raportimi pretendon se Interi është i interesuar për transferimin e Mosqueras dhe se palët mund të arrijnë një marrëveshje shkëmbimi, ku mbrojtësi kolumbian do të kalonte në San Siro, ndërsa Stankovic do të transferohej në drejtim të kundërt.

Mosquera ishte titullar në dy ndeshjet e para të Arsenalit në Ligën Premier, por më pas mungoi për një muaj për shkak të një lëndimi muskulor.

Gjatë mungesës së tij, Arsenali siguroi shërbimet e Ezri Konsas, i cili që atëherë është shndërruar në një titullar të rregullt në formacionin e Mikel Artetës./Telegrafi/