Përkundër zhurmës në Kuvend, emërohen 15 anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës

Përkundër zhurmës në Kuvend, emërohen 15 anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës

Written by

in

Përkundër zhurmës në Kuvend, emërohen 15 anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës

Kuvendi i Kosovës ka emëruar 15 anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës, me mandat katërvjeçar.

Vendimi është miratuar në Kuvend me 67 vota për, një kundër dhe katër abstenime, përkundër zhurmës që u dëgjua në sallën e Kuvendit gjatë votimit.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas përfundimit të votimit konstatoi emërimin e anëtarëve.

“Me 67 vota për, një kundër dhe katër abstenime, konstatoj se Kuvendi emëron 15 anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës me mandat katërvjeçar”, deklaroi Haxhiu.

Burimi: Insajderi