Haxhiu për rrezikun e humbjes së fondeve nga Plani i Rritjes: Po bëjmë përpjekje maksimale që kjo të mos ndodhë

Haxhiu për rrezikun e humbjes së fondeve nga Plani i Rritjes: Po bëjmë përpjekje maksimale që kjo të mos ndodhë

Written by

in

Haxhiu për rrezikun e humbjes së fondeve nga Plani i Rritjes: Po bëjmë përpjekje maksimale që kjo të mos ndodhë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se institucionet e Kosovës po bëjnë përpjekje maksimale për të mos humbur fondet nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, në rast të mos përmbushjes së kritereve të përcaktuara.

Haxhiu ka thënë se pas dy vitesh bllokadash politike dhe zgjedhjesh që, sipas saj, të paktën dy prej tyre kanë qenë të panevojshme, Kuvendi dhe Qeveria kanë vazhduar me adresimin e obligimeve që dalin nga agjenda evropiane dhe Plani i Rritjes.

Ajo ka theksuar se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, zgjedhjes së Qeverisë dhe votimit të presidentes, institucionet kanë rifilluar punën për përmbushjen e këtyre obligimeve.

“Ne kemi pasur dy vite bllokada. Fatkeqësisht, domethënë, nuk kemi arritur që të shmangim zgjedhjet që i kemi pasur të panevojshme, të paktën dy prej tyre kanë qenë të panevojshme. Me këtë rast, sapo ne kemi konstituuar Kuvendin, kemi zgjedhur Qeverinë dhe kemi votuar presidenten e vendit, ne kemi vazhduar obligimet që dalin nga agjenda evropiane dhe nga Plani i Rritjes”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka bërë të ditur se Kuvendi ka dy obligime kryesore në kuadër të kësaj agjende, përkatësisht Komisionin për Ndihmë Shtetërore dhe Kodin Etik për deputetët, të cilat, sipas saj, janë adresuar me hapa të shpejtë.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës i ka dy obligime kryesore, që është Komisioni për Ndihmë Shtetërore dhe në anën tjetër edhe Kodi Etik për deputetët, prandaj me shpejtësi të paparë, me hapa të shpejtë ne kemi vazhduar punën në obligimet që kemi”, është shprehur ajo.

Haxhiu ka përmendur edhe projektligjet e tjera që janë pjesë e agjendës legjislative, duke thënë se Qeveria ka premtuar adresimin e tyre, ndërsa një pjesë tashmë është proceduar dhe miratuar në Kuvend.

“Në anën tjetër janë shumë projektligje që janë në agjendën legjislative, të cilat Qeveria ka premtuar që t’i adresojë, shumë prej tyre i ka proceduar dhe i kemi votuar, por megjithatë i kemi edhe disa obligime të tjera”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka theksuar se është e rëndësishme që Kosova të mos humbë fondet e Bashkimit Evropian që janë pjesë e Planit të Rritjes, duke shtuar se institucionet po angazhohen maksimalisht për të shmangur një mundësi të tillë.

“Është e rëndësishme që të mos humbim fonde nga Bashkimi Evropian që dalin nga Plani i Rritjes e megjithatë po bëjmë përpjekje maksimale që kjo të mos ndodhë”, tha Haxhiu./eo/

Burimi: Insajderi