Bashkëshorti i kandidates së GUXO-s për asamble në listën e VV’së për Këshillin e Shkencës

Bashkëshorti i kandidates së GUXO-s për asamble në listën e VV’së për Këshillin e Shkencës

Written by

in

Bashkëshorti i kandidates së GUXO-s për asamble në listën e VV’së për Këshillin e Shkencës

Disa prej emrave të propozuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, për Këshillin Kombëtar të Shkencës, kanë ngritur pikëpyetje mbi kredibilitetin e tyre për të mbajtur këtë pozitë.

Një prej tyre është edhe Armend Daci, i cili në bazë të të dhënave të tij në rrjete sociale, figuron të jetë bashkëshorti i Teuta Komonit, ish-kandidate për asamble në Komunën e Prishtinës me Listën Guxo.

Në mesin e të propozuarve ishte edhe Valmir Krasniqi, kualifikimin akademik i të cilit u vu në pikëpyetje nga deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku. Ky i fundit tha se i njëjti ka të kryer vetëm shkollën e mesme.

Gjatë prezantimit të tij, ministri Çeku e përshkroi Krasniqin si studiues të matematikës dhe bashkëpunëtor shkencor në Mathematical Reviews, në kuadër të Shoqatës Amerikane të Matematikës, por s’i përmendi shkollimin e kryer.

“Valmir Krasniqi është studiues i matematikës dhe bashkëpunëtor shkencor në Mathematical Reviews, në kuadër të Shoqatës Amerikane të Matematikës. Hulumtimet e tij përqendrohen veçanërisht në funksionet speciale, ndërsa ka mbi 30 publikime shkencore në revista prestigjioze të matematikës”, deklaroi Çeku.

Megjithatë, në prezantimin e tij, ministri nuk përmendi “angazhimin” dhe mbështetjen politike të Krasniqit ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, e në veçanti ndaj Albin Kurtit.

Në rrjetet sociale, Krasniqi ka publikuar vazhdimisht postime në mbështetje të kësaj partie dhe kryetarit të saj, Albin Kurti.

Pjesë e këtyre emrave ishte edhe ish-kandidatja e VV-së për deputete, Majlinda Bregasi.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka ngritur çështjen e angazhimit të mëparshëm politik të Bregasit në partinë që aktualisht është në pushtet.

Bregasi ka qenë kandidate për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014.

Kuvendi i Kosovës emëroi 15 anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës, me mandat katërvjeçar.

Vendimi është miratuar në Kuvend me 67 vota për, një kundër dhe katër abstenime, përkundër zhurmës që u dëgjua në sallën e Kuvendit gjatë votimit. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi