Mickoski: Studentët do të përfitojnë një pako më të gjerë privilegjesh, zbritjet do të arrijnë deri në 50 për qind

Mickoski: Studentët do të përfitojnë një pako më të gjerë privilegjesh, zbritjet do të arrijnë deri në 50 për qind

Written by

in

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot duke iu përgjigjur një pyetjeje të deputetëve lidhur me shujtën studentore, paralajmëroi një koncept të ri me të cilin studentët do të fitojnë një spektër më të gjerë përfitimesh përmes aplikacionit “M.shërbime”, jashtë modelit të deritanishëm të shujtës studentore, siç tha ai, qëllimi është që privilegjet të vlejnë gjatë gjithë vitit dhe të përfshijnë shërbime dhe privilegje të ndryshme.

“Koncepti është të zhvillojmë një qasje krejtësisht të re kur bëhet fjalë për privilegjet që do të mund t’i shfrytëzojnë studentët. Mos të kufizohemi në konceptin e shujtës ditore, i cili shoh se po keqpërdoret mjaft edhe politikisht nga disa politikanë periferikë të opozitës, por po flas që të ketë përmbajtje. Dhe kjo do të jetë pjesë e aplikacionit të cilin po e zhvillon Ministria e Transformimit Digjital, e ai është “M.shërbime”, i cili tashmë po merr intensitet. Dhe këtu po punojmë bashkërisht me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me Ministrinë e Transformimit Digjital, Sekretariatin e Përgjithshëm, kabinetin tim dhe Ministrinë e Financave.

Nga mbledhja e fundit e Qeverisë do të përfshihet edhe Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, pasi ata po zhvillojnë një aplikacion tjetër dhe një kartelë tjetër, përkatësisht kartelën rinore. Kështu që duam të kemi një koncept më të gjerë përfitimesh të cilat në thelb do t’i shfrytëzojnë studentët tanë.

“Të mos jenë vetëm ato ditë të cilat tani janë të përcaktuara me ligj, sepse tani pagesa përfundon, mendoj se ishte fundi i qershorit, ndërsa korriku, gushti dhe shtatori nuk përfshihen në pagesën e shujtës ditore. Njëkohësisht, të dielat dhe festat janë gjithashtu të përjashtuara nga e gjithë kjo që është privilegj i tyre. Dhe mendoj se në atë mënyrë shuma që ata e shfrytëzojnë është mjaft e padinjitetshme, dhe qëllimi ynë si Qeveri është të sigurojmë përfitime shtesë, gjegjësisht mundësi shtesë që ata t’i shfrytëzojnë jo vetëm në pjesën e shujtës, por edhe lloj tjetër shërbimesh, jashtë vitit akademik dhe jashtë këtij lloji të shërbimeve që i shfrytëzojnë sot. Dhe kjo do të jetë pjesë e aplikacionit ‘M.shërbime’”, theksoi Mickoski./Telegrafi/