Kapen mbi 66 kilogramë marihuanë, arrestohen tre shqiptarë

Kapen mbi 66 kilogramë marihuanë, arrestohen tre shqiptarë

Written by

in

Kapen mbi 66 kilogramë marihuanë, arrestohen tre shqiptarë

Policia greke ka arrestuar tre shqiptarë nga zona e Sarandës, pasi dyshohen për trafikim të 66 kilogramëve e 742 gramëve marihuanë nga Shqipëria drejt Igumenicës.

Sipas TCH, droga u gjet në një automjet të drejtuar nga njëri prej të dyshuarve, ndërsa dy të tjerët dyshohet se shërbenin si pararendës për të paralajmëruar për kontrollet policore.

Gjatë operacionit u sekuestruan edhe dy automjete, 1 mijë e 130 euro dhe katër telefona celularë.

Të arrestuarit janë dërguar para Prokurorisë së Thesprotisë.

Burimi: Insajderi