Shiroka Pula merr pjesë në Samitin Brdo-Brijuni në Ohër

Shiroka Pula merr pjesë në Samitin Brdo-Brijuni në Ohër

Written by

in

Samiti organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Nataša Pirc Musar dhe Zoran Milanović, ndërsa nikoqire e takimit është presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula do të marrë pjesë sonte në darkën e përbashkët me liderët e rajonit.

Iniciativa Brdo-Brijuni synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Burimi: RTKLive