Kurti e këshilloi të mos i mbajë mendtë te seksi e gjinia, Rrahmani ia kthen: Do të vazhdoj të diskutoj për këto çështje

Kurti e këshilloi të mos i mbajë mendtë te seksi e gjinia, Rrahmani ia kthen: Do të vazhdoj të diskutoj për këto çështje

Written by

in

Kurti e këshilloi të mos i mbajë mendtë te seksi e gjinia, Rrahmani ia kthen: Do të vazhdoj të diskutoj për këto çështje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eman Rrahmani, dhe kryeministri Albin Kurti janë përplasur në seancën e sotme parlamentare.

Rrahmani i ka thënë Kurtit se i kishte besuar derisa ky i fundit ndodhej në opozitë, por jo edhe për angazhimet e tij të sotme.

‘’Unë as që kërkova mirëkuptimin tuaj, dhe tu e marrë parasysh angazhimin tuaj që tu ofroni edhe fëmijëve nën 18 vjeç sterilizimin, janë këto tema që shqetësohem dhe vazhdoj dhe do të vazhdoj në vazhdimësi me diskutu rreth këtyre çështjeve. Kështu që ky diskutim, edhe si kryeministër, unë po të isha pajtu dhe të kisha mëndu si ti, kisha qenë pjesë e VV’së qysh kam qenë. Momentin e kam që s’kemi të përbashkët kurgjo, dhe unë mendoj krejt ndryshe nga çka mendon e vepron ti, por të kam besu çka ke premtu sa ke qenë në opozitë, por jo çka angazhohesh gjatë këtij pushtetit’’, ka thënë Rrahmani.

Kjo ishte replikë ndaj deklaratës së Kurtit, ku tha: “Edhe një herë deputeti Rrahmani, të arriturat për arsim i gjeni në faqen 20 dhe 21 të kësaj përmbledhjeje, të cilën e kam publikuar dje. Këtu ka shumë gjëra, por unë po e kuptoj, edhe një herë po e riktheksoj që nuk e mirëkuptoj që ju e risillni edhe një variant tjetër të së njëjtës temë, gjithmonë seksi, gjinia, orientimi seksual. Provoni ndoshta t’i mbani mendjet diku tjetër, se ndoshta ndihmon”.

Burimi: Insajderi