Ardhmëria e Kosovës: Rritet vdekshmëria e bebeve të porsalindura (VIDEO)

Ardhmëria e Kosovës: Rritet vdekshmëria e bebeve të porsalindura (VIDEO)

Written by

in

Ardhmëria e Kosovës: Rritet vdekshmëria e bebeve të porsalindura (VIDEO)

Vdekshmëria e foshnjave të porsalindura në Kosovë është në rritje.

2025-ta prek shifrën më të lartë, pak mbi 10%, krahasuar me vitin 2023, që ishte për 2% më pak, të dhëna këto zyrtare nga klinika e Neonatologjisë, e cila edhe i trajton këto raste.

“Për periudhën 2022–2025, vdekshmëria në mesin e të porsalindurve të hospitalizuar ka pasur luhatje. Pas rënies nga 9,40% në vitin 2022, në 9,23% në vitin 2023 dhe 8,44% në vitin 2024, në vitin 2025 ajo u rrit në 10,02%.”, thuhet në përgjigjen e Klinikës së Neonatologjisë.

Mirëpo, këto lëvizje të të dhënave, QKUK i arsyeton me ngritjen e lindjeve të parakohshme.

“Përqindja e lindjeve parakohe u rrit nga 9,1% në vitin 2022 në 11,4% në vitin 2025.”

Derisa. bëjnë të ditur se është rritur edhe numri i foshnjave me premtauritet të thellë që nënkupton lindje tejet të parakohshme nga javët 22-28 të shtatzënisë, ku kjo kategori paraqet rrezik të lartë për komplikime dhe vdekshmëri.

Nga 70 raste të tilla sa ishin në 2022, në 2025 janë 102.

Se cilat janë arsyet apo vlerësimet e gjinekologëve karshi këtyre lindjeve para kohe, televizioni ka kërkuar nga QKUK një intervistë me gjinekologet e klinikës mbi këto të dhëna?

Përgjigjia e këtyre është befasuese teksa lënë të nënkuptohet se komunikimi ndërmjet klinikave për të pasur një analizë të mirëfillte për këtë temë të ndjeshme, mungon.

Për më tepër, nëntori është muaji i ndërgjegjësimit për foshnjat e lindura para kohe dhe Ditën Botërore ka 17 nëntorin.

Përkundër kësaj, QKUK nuk ka bërë asnjë dedikim apo njoftim për shifrat dhe trajtimin e bebeve premature.