
Shiu nuk po ua fsheh as lotët, e as dhimbjen që e kanë.
Madje, nënave të dy nxënësve që u vranë fiks 5 vjet më parë, ai veç po ua kujton edhe më, natën e 26 nëntorit të 2021-ës, kur autobusi me të cilin Genta Mustafa e Ledion Hamzaj po ktheheshin nga shkolla u gjuajt me kallash.
Ky përvjetor, thonë se është më i vështiri për ta.
Pasi kësaj here, këta erdhën te varrezat duke e ditur që askush nuk është në qeli të burgut duke vuajtur dënim për vrasjen e trefishtë të ndodhur në Gllogjan, ku shënjestër dyshohet se ishte shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.
Tre të dyshuarit e familjes Mehmetaj, babai Halili dhe dy djemtë, Kastrioti e Kreshniku u liruan në muajin gusht nga Gjykata Themelore e Pejës.
Të dyshuar të tjerë këta nuk kanë, andaj presin që vendimi i Themelores të përmirësohet në Apel.
Prova kryesore ku dhanë shpirtë tre persona, bashkë me shenjat e të paktën 13 gjuajtjeve qëndron ende në oborrin e stacionit policor në Klinë.
Por, pikërisht në pjesën e përparme ku ishin trupat e viktimave, qëndrojnë qentë endacakë.
Megjithatë, avokati i angazhuar tash së fundmi po analizon rastin, ndonëse nuk ka të drejtë të ankohet direkt pas vendimit lirues.
Nga Prokuroria Themlore e Pejës, konfirmuan që janë duke e bërë gati ankesën për Apel dhe se këtë do e kryejnë brenda afatit ligjor.
Video e plotë: