
Hetuesia e Krimeve Ekonomike para disa ditësh ka zbarkuar në Komunën e Fushë Kosovës, e cila udhëhiqet nga Valon Prebreza i Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas portalit Rajoni, hetuesia ka marrë dokumentacionin lidhur me kontratën mes Komunës së Fushë Kosovës dhe organizatës “C.I.K.“ (e njohur si “Caritas Kosova“).
Raportohet se kjo kontratë ka të bëj me “Ofrimin e shërbimeve shëndetësore, sociale, arsimore, ambientale dhe administrative të përgjithshme“, kontratë e cila kap vlerën prej 2,003,250 eurosh.
Burimi: Insajderi