“Loja e Kurtit me numra”, Vllahiu: Realiteti i qytetarëve është ndryshe nga ai i Qeverisë (VIDEO)

“Loja e Kurtit me numra”, Vllahiu: Realiteti i qytetarëve është ndryshe nga ai i Qeverisë (VIDEO)

Written by

in

“Loja e Kurtit me numra”, Vllahiu: Realiteti i qytetarëve është ndryshe nga ai i Qeverisë (VIDEO)

Opinionisti Arbër Vllahiu ka komentuar shifrat e fundit të publikuara rreth rritjes ekonomike dhe investimeve në sektorë të caktuar në vend.

Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një raport për periudhën e tij qeverisëse 2021-2026, duke prezantuar të arriturat.

Por, me shifrat e paraqitura në dokumentin e kreut të ekzekutivit ka pasur reagime të shumta, duke e cilësuar atë si mashtrim, jo real dhe që prezantohen shifra të paqenë.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Vllahiu ka paraqitur shifra të tjera, që thotë se janë bërë nga organizata të shoqërisë civile dhe se sipas tij, ato dallojnë nga shifrat e prezantuara nga ekzekutivi i vendit.

“Ky është realiteti i Qeverisë dhe është realiteti i jashtëm, i qytetarëve që jetojnë me realitetin dhe mes tyre ka një diskrepancë.”, ka thënë ai ndër të tjerash.

Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë: