Spalletti dhe Pisacane dënohen me nga një ndeshje pas përplasjes në Cagliari – Juventus

Spalletti dhe Pisacane dënohen me nga një ndeshje pas përplasjes në Cagliari – Juventus

Written by

in

Spalletti dhe Pisacane dënohen me nga një ndeshje pas përplasjes në Cagliari – Juventus

Luciano Spalletti dhe Fabio Pisacane janë dënuar me nga një ndeshje pezullim pas përplasjes së ndodhur në përfundim të ndeshjes Cagliari – Juventus.

Trajneri i Juventusit u ndëshkua për sjellje provokuese ndaj kolegut të tij, ndërsa tekniku i Cagliarit për reagimin e tij, i cili kontribuoi në tensionet mes pjesëtarëve të dy pankinave.

Në komunikatën zyrtare thuhet se Spalletti mbajti një qëndrim provokues ndaj Pisacanes, duke krijuar tension, ndërsa ky i fundit reagoi ndaj sjelljes së trajnerit kundërshtar.

Të dy trajnerët ishin përjashtuar gjatë incidentit dhe tashmë do të mungojnë nga një ndeshje për shkak të pezullimit.