Detaje ekskluzive nga arrestimi i zyrtarit të Komunës së Prishtinës, hetimi për parcelën në Veternik e çon në pranga – i sekuestrohen telefoni dhe shënimet

Detaje ekskluzive nga arrestimi i zyrtarit të Komunës së Prishtinës, hetimi për parcelën në Veternik e çon në pranga – i sekuestrohen telefoni dhe shënimet

Written by

in

Detaje ekskluzive nga arrestimi i zyrtarit të Komunës së Prishtinës, hetimi për parcelën në Veternik e çon në pranga – i sekuestrohen telefoni dhe shënimet

Hetimet për një parcelë në Veternik, e cila dyshohet se është përvetësuar përmes dokumenteve të falsifikuara, kanë çuar edhe te një zyrtar i Komunës së Prishtinës.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se sot, më 13 tetor 2026, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është shoqëruar për intervistim Nebih Alshiqi, zyrtar në Komunën e Prishtinës.

Ai dyshohet për disa vepra penale, përfshirë keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar, zbulimin e fshehtësisë zyrtare dhe marrjen e ryshfetit, si dhe për bashkëkryerje dhe ndihmë.

Rasti është duke u hetuar që nga viti i kaluar nën autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda.

Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar edhe disa persona të tjerë, nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në përvetësimin e një parcele në Veternik përmes dokumenteve të falsifikuara.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, Alshiqi është intervistuar në prezencë të avokates së tij dhe ka zgjedhur të mbrohet në heshtje në këtë fazë të procedurës.

Gjatë veprimeve hetimore atij i janë sekuestruar një telefon celular Samsung dhe katër dorëshkrime nga notesi.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rolin e secilit prej personave të dyshuar dhe mënyrën se si dyshohet se është realizuar përvetësimi i parcelës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Detaje ekskluzive nga arrestimi i zyrtarit të Komunës së Prishtinës, hetimi për parcelën në Veternik e çon në pranga – i sekuestrohen telefoni dhe shënimet appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali