Policia ndalon një veturë të dyshuar në Gërlicë të Ferizajt, arrestohen personat që ndodheshin brenda saj

Policia ndalon një veturë të dyshuar në Gërlicë të Ferizajt, arrestohen personat që ndodheshin brenda saj

Written by

in

Policia ndalon një veturë të dyshuar në Gërlicë të Ferizajt, arrestohen personat që ndodheshin brenda saj

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë të dyshuar në rrugën rajonale në fshatin Gërlicë të Ferizajt, afër zonës së njohur si “Millenniumi”.

Rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërsa personat që ndodheshin në veturë janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se rreth orës 11:00 policia ka ndaluar një veturë të dyshuar në rrugën rajonale në fshatin Gërlicë të Ferizajt, afër ‘Millenniumit’. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor”, ka deklaruar Veseli.

Burimi: Insajderi