Kurti mbërrin në Tiranë për Samitin e Ballkanit Perëndimor, pritet nga Edi Rama

Kurti mbërrin në Tiranë për Samitin e Ballkanit Perëndimor, pritet nga Edi Rama

Written by

in

Kurti mbërrin në Tiranë për Samitin e Ballkanit Perëndimor, pritet nga Edi Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Tiranë, ku do të marrë pjesë në punimet e Samitit BE–Ballkani Perëndimor, që i kushtohet Planit të Rritjes për rajonin.

Në hyrje të samitit, Kurti është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në këtë takim po marrin pjesë liderë të rajonit dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, në mesin e tyre edhe komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Në hapje të samitit, Rama e cilësoi këtë takim si një moment vendimtar për rajonin dhe Evropën, duke theksuar se qytetarët e Ballkanit Perëndimor duhet të përfitojnë që tani nga integrimi gradual në tregun e përbashkët evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali