Kandidatët për prokurorë të rinj, të dielën para testit me shkrim

Kandidatët për prokurorë të rinj, të dielën para testit me shkrim

Written by

in

Kandidatët për prokurorë të rinj, të dielën para testit me shkrim

Testi me shkrim për kandidatët që synojnë të bëhen prokurorë të rinj do të mbahet të dielën, më 29 nëntor.

Duke filluar nga ora 12:00, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, zhvillohet procesi, ku testi do të hartohet ditën e testimit, në përputhje me procedurat ligjore, në prani të vëzhguesve dhe monitoruesve vendorë e ndërkombëtarë.

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e testimit, Komisioni për rekrutimin e prokurorëve të rinj, i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, ka mbajtur të premten një takim ku janë diskutuar aspektet organizative dhe mbarëvajtja e procesit.

Komisioni ka theksuar rëndësinë e transparencës, paanshmërisë dhe integritetit, duke bërë të ditur se përgatitjet e deritashme janë zhvilluar sipas planifikimit, raporton Betimi për Drejtësi, transmeton Klankosova.tv