
Punëtorët teknikë kanë vendosur unanimisht që nga e mërkura të ndërpresin punën, në shenjë proteste për mos-ekzekutimin e pagës së shtatorit dhe mosrespektimin e pagës minimale për gushtin.
Përfaqësuesit e tyre kanë paralajmëruar ndryshimin e formës së protestës, ndërsa mbështetje për këtë veprim thuhet se kanë marrë edhe nga pronarët e kompanive që i menaxhojnë, raporton Klan Kosova.
Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim nga Komuna e Prishtinës lidhur me akuzat e Sindikatës, por zyrtarët komunalë nuk kanë qenë të qasshëm të martën.
Detajet i gjeni në kronikën më poshtë: