Pamje nga vendi ku policia në Ferizaj u gjuajtë me armë zjarri

Pamje nga vendi ku policia në Ferizaj u gjuajtë me armë zjarri

Written by

in

Pamje nga vendi ku policia në Ferizaj u gjuajtë me armë zjarri

Një rast i të shtënave me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë është regjistruar të premten në Gërlicë të Ferizajt, ku tre persona kanë përfunduar në pranga.

Pamjet e siguruara nga Insajderi tregojnë praninë e zyrtarëve policorë dhe një veture të Policisë në vendin e ngjarjes.

Tre persona janë arrestuar pas incidentit, ndërsa sipas informacioneve të Insajderit, në veturën e tyre dyshohet se janë gjetur substanca narkotike.

Një qytetar që ka parë ngjarjen i ka thënë Insajderit se policët kanë ndjekur të dyshuarit, duke e përshkruar situatën si “ngjarje nëpër filma”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar ndalimin e veturës dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Burimi: Insajderi