Rasti “Kufiri 2”, Policia dhe Prokuroria në Ferizaj paralajmërojnë konferencë të përbashkët

Rasti “Kufiri 2”, Policia dhe Prokuroria në Ferizaj paralajmërojnë konferencë të përbashkët

Written by

in

Rasti “Kufiri 2”, Policia dhe Prokuroria në Ferizaj paralajmërojnë konferencë të përbashkët

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj do të mbajnë konferencë të përbashkët për media lidhur me rastin e koduar “Kufiri 2”.

Konferenca është paralajmëruar të mbahet sot, më 27 nëntor, nga ora 16:00, në objektin e Stacionit Policor në Ferizaj.

Në konferencë do të marrin pjesë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, prokurori i rastit, Valdet Avdiu, si dhe përfaqësues të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në kuadër të Policisë së Kosovës.

Deri më tani, në ftesën për media nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rastin “Kufiri 2”.

Burimi: Insajderi