Propozohet paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Liqenin e Smilkovës

Propozohet paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Liqenin e Smilkovës

Written by

in

Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi një Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një personi për vepër penale “Vrasje” sipas nenit 123, paragrafi 1 i Kodit Penal.

“I dyshuari 38-vjeçar, në mëngjesin e 21 nëntorit, në rrugën anësore të Shkupit, në kryqëzimin pranë Liqenit Smilkovë me dashje ia mori jetën të dëmtuarit, Edin Shkrijelj.

Pas një grindjeje që u zhvillua përmes një aplikacioni telefonik, i dyshuari mbërriti në vendin e caktuar me automjetin e tij.

Ai parkoi përballë automjetit të drejtuar nga Shkrijelj, ata dolën dhe vazhduan të grindeshin. Në një moment, i dyshuari nxori një armë dhe qëlloi të dëmtuarin. Plumbi e goditi në këmbën e majtë, në arterien femorale, dhe për shkak të humbjes së madhe të gjakut, i dëmtuari vdiq në vendngjarje.

I dyshuari iku me makinë drejt fshatit Hasanbeg, dhe gjatë rrugës e hoqi armën”, thonë nga PTHP.

Nga atje shtojnë se Prokurori publik i paraqiti propozim gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale në Shkup për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin./Telegrafi/