“Ndryshimet nuk kanë prekur veprat penale që kanë të bëjnë me krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit”, ka pohuar ai.
“Bashkimi Evropian përpiqet ta barazojë Kosovën me Serbinë sa u përket krimeve që kanë ndodhur gjatë luftës, por këto janë të pakrahasueshme”, ka deklaruar Musa në RTK Prime.
Ai ka theksuar se ndryshimet ligjore nuk kërkojnë zhbërjen e Gjykatës Speciale dhe as heqjen e kompetencave të Prokurorisë së Specializuar për hetimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.
Musa ka kritikuar edhe mënyrën e interpretimit të ligjeve nga Gjykata Speciale, duke pretenduar se ajo ka krijuar norma juridike përmes kombinimit të dispozitave të ndryshme ligjore.
“Gjykata duhet t’i zbatojë ligjet, por jo t’i shkruajë ato”, ka thënë Musa.
Burimi: RTKLive
