“Fokusi do të duhej të ishte te një përgatitje shumë profesionale, tepër e matur me detaje, ndryshim i qasjes në mbrojtje dhe organizim i madh”, ka deklaruar Imeri.
Duke komentuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe reagimet e Bashkimit Evropian, ai ka thënë se ato nuk janë paraqitur si përpjekje për të ndaluar gjykimet apo për të amnistuar dikë.
Imeri ka shprehur shqetësimin për kohën kur po bëhen këto ndryshime, duke vlerësuar se procesi gjyqësor ka hyrë në një fazë të avancuar.
Ai ka theksuar se nevojitet një qasje më e organizuar, që përfshin përgatitjen profesionale, financimin dhe lobimin, për të synuar një mbrojtje më të mirë në shkallën e dytë të gjykimit.
Burimi: RTKLive
