Ushtarë dhe pjesëtarë të forcave ajrore të Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit (New Jersey) zhvilluan së fundmi një stërvitje të përbashkët me efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, me fokus përmirësimin e aftësive për reagimin ndaj kërcënimeve kimike, biologjike dhe bërthamore (CBRN).
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë bëri të ditur se, “ushtarë dhe pjesëtarë të forcave ajrore të Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit u stërvitën së fundmi krah homologëve të tyre nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë për të përmirësuar aftësitë e tyre në reagimin ndaj kërcënimeve kimike, biologjike dhe bërthamore”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ambasada theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Garda Kombëtare e Nju-Xhersit vlerësojnë bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e stërvitjes dhe përgatitjes ushtarake.
“Shtetet e Bashkuara dhe Garda Kombëtare e Nju-Xhersit krenohen gjithmonë që stërviten krah Shqipërisë, si partnerë dhe aleatë në NATO”, thuhet në reagim.
Burimi: RTKLive
