Arrestimi i ish-shefit të shërbimit sekret gjerman, Kajtazi: Ka rolin kryesor në hartimin e raportit të Dick Martyt

Arrestimi i ish-shefit të shërbimit sekret gjerman, Kajtazi: Ka rolin kryesor në hartimin e raportit të Dick Martyt

Written by

in

Arrestimi i ish-shefit të shërbimit sekret gjerman, Kajtazi: Ka rolin kryesor në hartimin e raportit të Dick Martyt

Opinionisti Vehbi Kajtazi ka folur për arrestimin e ish-shefit të Shërbimit Intelegjent të Gjermanisë, duke rikthyer në vëmendje rolin që, sipas tij, ai ka pasur në hartimin e raportit të Dick Martyt.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Kajtazi tha se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë çështje në komunikimin me shtetin gjerman dhe me perëndimin.

“Duhet pasur parasysh se ky ka rolin kryesor në hartimin e raportit të Dick Martyt. Ne do të duhej ta përdornim këtë jashtëzakonisht shumë në komunikim me shtetin gjerman, në komunikim me perëndimin, për t’ua argumentuar atyre se historia e krejt kësaj nis me një qasje armiqësore në raport me Kosovën”, u shpreh ai./Klankosova.tv