Gjeneralmajori Enver Cikaqi, pritet të jetë komandant i ri i FSK-së. Burime të RTK-së thonë se ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tashmë e ka përcjellë në Zyrën e Kryeministrit emrin e Cikaqit si pasues të gjeneralit Bashkim Jashari.
Dorëzim-pranimi i komandës pritet të ndodhë në fillim të javës së ardhshme. Gjeneral Cikaqi është pjesë e udhëheqjes së lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga themelimi i saj. Për më shumë se tetë vjet, ai ka ushtruar detyrën e zv/komandantit të FSK-së.
Sipas nenit 21 të Ligjit për FSK-në, kandidati për komandant duhet ta ketë mbajtur gradën e gjeneralmajorit për së paku 12 muaj. Cikaqi e mban këtë gradë prej më shumë se shtatë vjetësh.
Burimi: RTKLive
