Tensionet në Tiranë, protestuesit zhvendosen te “Pazari i Ri”, u vënë flakën koshave dhe tezgave

Tensionet në Tiranë, protestuesit zhvendosen te “Pazari i Ri”, u vënë flakën koshave dhe tezgave

Written by

in

Protesta që nisi mesditën e së martës përpara Ministrisë së Arsimit ka vijuar në disa zona të kryeqytetit.

Pas lëvizjes në zonën e “9-katësheve”, një grup protestuesish është zhvendosur edhe te “Pazari i Ri”, ku u ka vënë flakën koshave të mbeturinave dhe zonës pranë tregut me strukturë druri.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të shuar flakët./Euronews.al

Burimi: Dukagjini