
Një i ri shqiptar ka humbur jetën pas një shkëmbimi zjarri që ndodhi mes autoriteteve të policisë dhe tre personave të tjerë.
Njgjarja ndodhi në San Pietro di Cavarzere, në provincën e Venecias.
Sipas raportimeve të mediave italiane, policia kishte urdhër-arrest për këta tre persona, ku pas ndërhyrjes së policisë në objekt, ndodhi një përplasje ku mbeti i vdekur një shqiptar, raporton Top Channel, transmeton Klan Kosova.
Një nga personat për të cilin kishte urdhër-arrest arriti të largohej, ndërsa tjetri u arrestua nga autoritetet. /Klankosova.tv