Ish-banori i BBVK-së tregon se ishte ai që ndërmjetësoi hyrjen e Londrimit në BBVK, por pas fitores ai nuk e ftoi as për kafe

Ish-banori i BBVK-së tregon se ishte ai që ndërmjetësoi hyrjen e Londrimit në BBVK, por pas fitores ai nuk e ftoi as për kafe

Written by

in

Ish-banori i BBVK-së tregon se ishte ai që ndërmjetësoi hyrjen e Londrimit në BBVK, por pas fitores ai nuk e ftoi as për kafe

Ish-finalisti i edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”, Artan Thaqi, ka rrëfyer një histori interesante lidhur me fituesin e edicionit të kaluar, Londrim Mekajn.

I ftuar në “Shok Podcast”, në një intervistë me moderatorin Fis Juniku, Artani tregoi se kishte qenë pikërisht ai person që e kishte ndërmjetësuar kontaktin e parë mes Londrimit dhe produksionit të “Big Brother VIP Kosova”.

Ai u shpreh i lumtur që falë këtij ndërmjetësimi, Londrimit iu dha mundësia të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në vend, aventurë të cilën ai e përmbylli në mënyrën më të mirë të mundshme, duke triumfuar dhe fituar çmimin e madh.

Burimi: Insajderi