Për deputetët e LVV-së, në Kosovë do të organizohen Lojërat Olimpike

Për deputetët e LVV-së, në Kosovë do të organizohen Lojërat Olimpike

Written by

in

Për deputetët e LVV-së, në Kosovë do të organizohen Lojërat Olimpike

Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini është mbledhur të martën ku, anëtarët shqyrtuan Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Kosovës për vitin 2026, për fushat të cilat bien në fushëveprimtarinë e Komisionit.

Pas shqyrtimit dhe diskutimeve, Komisioni e përkrahu unanimisht Projektligjin, duke vlerësuar rëndësinë e tij në kuadër të ndarjeve buxhetore për vitin 2026.

Si pjesë e debatit ishin edhe punimet rreth organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, raporton Klankosova.tv.

Por, për dy prej anëtarëve të LVV-së, në Kosovë do të organizohen “Lojërat Olimpike”.

“Kisha propozu me shku te stadiumi i Gjilanit, masi veç kanë filluar punimet, sa e di unë. Me sa e di unë, tani është problemi te dinamika e punimeve, ka stagnuar muajt e fundit. Ndoshta është mirë me bisedu edhe me ministrin, pasi jemi edhe afër Lojërave Olimpike, edhe me pa ku janë problemet”, tha deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi.

Të njëjtën huqje e bën edhe kolegu i saj partiak, profesori universitar, trajner futbolli, Bylbyl Sokoli.

“Të na informojnë në lidhje me arritjet deri ku kanë mbërri rreth Lojërave Olimpike”, u shpreh deputeti Sokoli.

Kujtojmë se Kosova e ka fituar të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. /Klankosova.tv